Maliqi lëshon deklaratën e fortë: Komisioni hetimor i ngritur nga socialistët nuk ka tagër ta shkarkojë presidentin

0
76

Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se komisioni hetimor i ngritur nga socialistët nuk ka tagër të shkarkojë Presidentin Ilir Meta. Deklaratën e bëri në në rubrikën “Opinion” në News24, ku ishte i ftuar.

Maliqi foli edhe për zgjedhjet, duke u shprehur se Rama nuk e çon vendin në zgjedhje, pasi është i bindur që një koalicion i madh opozitar do të ishte fitues.

Maliqi akuzoi kreun e qeverisë se nuk po i shërben më as socialistëve por një grupi oligarkësh, ndërsa theksoi se Shqipëria sot është një vend krize.

“Vendi është në krizë, Rama e maxhoranca e di shumë mirë. Rama nuk po i shërben më socialistëve po një grupi oligarkësh. Ai nuk kërkon veting, sepse ka frikë. Aleanca e madhe opozitare e con drejt një fitore PD, ndaj Rama nuk e con vendin në zgjedhje të parakohshme. Shqipëria është një vend krize,” u shpreh Maliqi.

Si anëtar i komisionit të Sigurisë, Maliqi tha se disponon informacione se vendi sot është i mbushur me drogë.

“Nesër mund të kapen edhe konteniere me kripë apo sheqer ky është një turp i madh. Vendi është mbjellë me drogë, Kruja mban rekordin. Mbillet droga se zgjedhjet janë në prag. Unë e kam thënë edhe me Ramën kryeministër opozita fiton zgjedhjet,” vijoi më tej ai, ndërsa vuri në dukje të zhgënjyerit në radhët e PS, “edhe në PS, ka të zhgënjyer. Ka rrjedhje të fortë të PS në bazë, pasi edhe socialistët e ndershëm janë të zhgënjyer. Këtë e them nga takimet që kam patur. Vendi është në krizë, krimi është në nivele të mëdha, premtimet kanë qenë boshe, janë mbushur plot burgjet, me të arrestuar për energjinë, për 30 gr drogë, ndërkohë kriminelët lëvizin të lirë, bosët e drogës janë të lirë”.

Duke vënë theksin në domosdoshmërinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor, Maliqi bëri deklaratën e fortë ndërsa tha se në parlament ka edhe deputetë që nuk dinë të lexojnë.

“Pse nuk duan sistem maxhoritar të pastër? Ke deputetë me diploma të blera, madje ke deputetë që nuk dinë as të lexojnë, ndaj sistemi duhet medoemos të ndryshojë, dhe duhet një  sistem maxhoritar i pastër,” u shpreh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here