Ironizon Zhupa: Mazniku i lumtur në prokurori, pasi e di që sa kohë do të jetë me PPP… nuk do të rrezikojë!!!

0
146

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reagur pasi Arbjan Mazniku u thirr dites se sotme ne prokurori.Ja si shprehet Zhupa:

Postimi i plote:

Mazniku 900 euro nata, sot paska qene ne prokurori i lumtur se e di qe sa te jete prokuroria me PPP, asgje sdo i ndodh!

Do dal e verteta thote zv i Veliajt, teksa e verteta ka dal edhe eshte pranuar nga te gjitha palet, tani duhet te dal denimi qe meriton. Mazniku ka fjetur ne hotel luksoz 900 euro me parate e Shkelqim Fushes, i cili i merr nga tendera me shumice ne bashkine e Tiranes si oligarku i preferuar. Gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit ështe thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës. Nga këto para burojnë shpenzimet e luksit për Maznikun e bashkisë. Aq te lidhur jane shpenzimet dhe lukset e tyre me parate e Fushes sa qe kane bere ligj special per ti dhene teatrin dhe token publike falas qe Fusha te ngrej kullat aty.

Prokuroria e ka perpara syve shkeljen e ligjit per mosdeklarim të dhuratave mbi 100 mijë lekë të vjetra nga zyrtari i shtetit, gjithashtu duhet te hetoj favorizim në tendera, korrupsion dhe konflikt interesi.

E verteta eshte e qarte per cdo qytetar!

Fotografia e Ina K. Zhupa
Fotografia e Ina K. Zhupa
Fotografia e Ina K. Zhupa
Fotografia e Ina K. Zhupa
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here