Standard.al

Bushati- Baton Haxhiut: Kush flet kundër Ramës shpallet armik…

0

Analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati kanë replikuar në studion e Open lidhur me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

Baton Haxhiu tha se Meta nuk ka më vlerë politike, duke iu referuar izolimit që i kanë bërë ndërkombëtarët.

Ndërkohë, Bushati u shpreh “e di që çdo person që flet kundër Ramës është dhe shpallet armik në studio televizive. S’ka rëndësi se me cilin gazetar shoqërohet Meta. Hajde kthehemi tek tema”.

“E dimë kush është udhëheqësi i vendit”, i tha Bushati, Haxhiut.

Haxhiu ka ndërhyrë duke thënë unë njoh Edi Ramën si kryeministër, pasi udhëheqës ka pasur para viteve ’90.

Njësoj është edhe tani, reagoi Bushati.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.