Standard.al

Si u zbulua kokaina me skaner në Greqi, roli i DEA dhe operacioni…

0

Pamjet të reja janë publikuar nga operacioni që u zhvillua në portin e Pireut në Greqi, ku u zbulua me skaner kokaina që ishte fshehur në kontenierët me banane, dhe kishte si destinacion Shqipërinë. Pas dyshimeve se mund të kishte lëndë narkotike, të llojit kokainë, kontenierët i janë nënshtruar kontrollit me skaner.

Nga kontrolli, dyshimet kanë rezultuar të vërteta, pasi skaneri kapi kokainën që ishte fshehur. Më pas të gjitha pakot me kokainë, që ishin në derën e kontenierit janë nxjerrë dhe janë peshuar ku ka rezultuar se për në Shqipërinë ishte përcaktuar për të ardhur 137 kg drogë. Çdo pako e kokainës kishte edhe peshën specifike të kilogramëve.

Ndalur tek kodimi i operacionit ‘‘Kuito‘‘ hetuesit sqaruan se gjithcka lidhet me marrëveshjen që shqiptarët kanë bërë me trafikantët e kokainës në Ekuador dhe takimi mes tyre është bërë në kryeqytetin ekuadorian Quito.

Pala greke fillimisht ka kundërshtuar që kokaina të vazhdonte itinerarin e saj me 4 kontenierë drejt Durrësit por ka qenë ndërhyrja e DEA-s e cila ka përfshirë në këtë hetim dhe shërbimet shqiptare duke i besuar atyre goditjen e grupit shqiptar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.