Burri i ministres Shahini godet zyrtarin e VV, vjen reagimi: Policia të marrë masa për dhunuesit e mashtruesit

0
108

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë pasi në media është publikuar një video, ku shihet sherri mes Dardan Molliqajt dhe kandidatit për deputet të LVV Haki Abazi.

VV shprehet se policia dhe prokuroria duhet të reagojnë për këtë rast, duke marrë masa për dhunuesit dhe mashtruesit.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvndosje:

Të merren masa ndaj dhunuesve e mashtruesve

Pamjet e dala në një portal, tregojnë sulmin brutal ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Haki Abazit, nga ana e kandidatit të AAK-së Dardan Molliqaj dhe truprojës së tij Fatos Sahitit. Ky sulm nga ana e dy personave, njëri prej të cilëve shihet duke vënë dorën në brez kërcënueshëm, vërteton atë që kemi thënë prej fillimit. Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine.

Ne e denoncojmë këtë krim, dhe konsiderojmë se këto imazhe e vulosin si njeri të dhunshëm e si mashtrues Dardan Molliqajn, i cili asokohe mohoi të ketë sulmuar fizikisht. Po ashtu, del se edhe Rexhep Hoti e paska fshehur të vërtetën, meqenëse dukshëm ishte dëshmitar i këtij sulmi. Të dyja partitë duhet të distancohen nga këta kandidatë, AAK duhet të dënojë dhunën kriminale të Molliqajt, e PDK-ja duhet të dënojë mashtrimin publik nga ana e Rexhep Hotit. Në të njëjtën kohë, jemi të zhgënjyer nga mosveprimi i prokurorisë, e cila i ka patur në dorë këto filmime.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon nga policia e prokuroria të marrin masa tash që e vërteta doli në shesh. Prokuroria duhet të kërkojë arrestimin e Molliqajt, i cili e ka sulmuar një person vetëm pse nuk pajtohet politikisht me të. Njëkohësisht media duhet të mos i jape hapësirë këtyre dhunuesve e mashtruesve flagrantë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here