Standard.al

Këmbanë alarmi/ E vërteta e Bundestagut që djeg të gjitha shfajësimet e Rilindjes!!!

0

Gjermania ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme interesat e Shqipërisë dhe ka mbështetur aspiratën evropiane të popullit tonë, duke shtuar se nëntë kushtet e reja janë një semafor i kuq për Edi Ramën. Vendimi i parlamentit gjerman për t’i vendosur nëntë kushte Shqipërisë, për hapjen e negociatave dhe asnjë kusht Maqedonisë, është një dështim spektakolar i qeverisë shqiptare dhe kryeministrit. Rezoluta e Bundestagut gjerman eshte një shenjë e qartë se politika e Ramës ka dështuar.

Shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018. Dosja e Shijakut, Dosja e Dibrës dhe “denimi” qesharak i ish minitrit të brendshëm nga gjykatat shqiptare janë shëmbëlltyra më e keqe e kësaj qeverie të inkriminuar me sistemin e saj të kapur të drejtësisë. Kjo tregon se Qeveria Rama, tashmë rreth 7 vite në pushtet, mund të shihet nga vendet e BE-së si një strukturë shtetërore që nuk ka objektiv kryesor reformimin e sistemit të drejtësisë por bazohet në një propagandë e fallsitet që më shumë pengon reformën e drejtësisë sesa kontribon në konsolidimin e saj. Rituali i përvitshëm i sherrit, dështoi edhe këtë herë të shpjegonte për publikun të vërtetën e vendimit të Bundestagut. Ekonomia është e shkatërruar, korrupsioni në nivele të lartë. Mjaftojmë të kujtojmë se 8-9 vite më parë, BE kishte vetëm 3 kushte për hapjen e negociatave dhe lidheshin vetëm me miratimin e tre ligjeve të caktuara. Fakti që kushtet janë trefishuar në 9 është dëshmia më e fortë për regresin që ka bërë qeveria “Rama” në integrimin e vendit.  Edi Rama deklaronte se zgjedhjet e 30 qershorit do njihen nga ndërkombëtarët edhe pa opozitën, ndërsa tani jemi në pikën kur asnjë vend i BE nuk i quan të ligjshme. Kryeministri Edi Rama, pas euforisë së ditës së parë kur festoi çeljen e negociatave, tha se “kushtet e Gjermanisë i bëjnë mirë Shqipërisë”

9 kushtet e Bundestagut jane kembane alarmi per shtetin e se drejtes per demokracine dhe voten e lire.  Kemi cpopullim te popullsise, mbyllje te shkollave, largim te infermiereve pasi Rilindja nuk ngopet vetem me parate e pista te droges e krimit te organizuar, e verteta eshte e shkruar e zeza ne te bardhe. Nuk mbulohet dielli me shosh!!! 

Tani, kryeministri, i cili gjasme mori një datë për çeljen e negociatave, artikulon se vendimi nuk varet vetëm nga Shqipëria. Panorama në fakt paraqitet e zymtë dhe shanset për të marrë një “ok” në Tetor, përllogariten shumë të pakta. Vendimi i vendeve anëtare të BE-së duhet të jetë unanim, përndryshe edhe këtë herë nuk ka tym të bardhë.

Fatkeqësisht Shqipëria dështoi edhe kësaj radhe për të hapur negociatat…

Nga Romina Vako

STANDARD.AL

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.