Të fitosh jo gjithnjë është prioriteti! VIDEO/ Heq dorë nga gara për të ndihmuar atletin e rraskapitur

0
122

Të fitosh jo gjithnjë është prioriteti dhe atleti nga Guinea-Bissau e ka konfirmuar në skenën më të rëndësishme të Atletikës, në Botërorin e Dohas. Skena prekëse ka ndodhur pikërisht në ditën e parë të kompeticionit. Atleti i Guinea-Bissau, Braima Suncar Dabo, ka hequr dorë nga gara e tij, për të ndihmuar një prej kundërshtarëve që ishte rraskapitur keq.

Nxehtësia e madhe i ka vënë në provë të vështirë muskujt e atletëve e edhe ajri i kondicionuar nuk ka ndihmuar të freskojë ambjentin në stadiumin ndërkombëtar të Khalifa.

Jonathan Busby i Aruba, është shtrirë përtokë i pafuqishëm, por Dabo e ka marrë në krahë për ta ndihmuar të përfundojë garën e 5000 metrëve. Nuk fitoi garën, por nuk ka fitues më të madh se atleti nga Guinea-Bissau…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here