“Ne jemi amaneti! Kjo nuk është masakra e vetme…”

0
103

Ne jemi amaneti !

Nga Nebil Çika

Jam shumë krenar që jam sot në këtë nderim që u bëjmë martirëve të masakrës së 75 viteve më parë, që është një nga masakrat më ët mëdha të luftës së dytë botërore në Shqipëri. Kjo nuk është masakra e vetme, por është më e veçanta për mënyrën se si u realizua dhe është tregues i thelbit që komunistet pretendojnë se është luftë nacional çlirimtare por që në fakt ata e kthyen në një luftë civile. Kjo është një krim lufte që nuk parashkruhet dhe autorët e saj mund tëdënohen në çdo kohë nëse janë gjallë. Kjo është një ditë shumë e dhimbshme për familjarët dhe të gjithë ne, por është edhe një ditë krenarie sepse pati disa shqiptarë që nuk e pranuan komunizmin që në ditët e para të vendosjes së terrorit komunist. Shqiptarë që me fisnikëri respektuan rregullat traditat dhe zakonet me parimin “mund të më marrësh jetën por jo dinjitetin”. Për atë nder dinjitet dashuri për familjen dhe atdheun u masakruan nga një bandë kriminale. Kjo ishte një bandë kriminale në të cilën nuk ishte vetëm një njeri. Dëgjoj shpesh që përflitet ShefqetPeçi, që është një nga kriminelët më të mëdhenj komunist të këtij vendi që ka kryer masakra nga Konispoli deri në Tivar. Ne se ShqfetPeçi vriste ne Lume  shqiptare te pa fajshëm  e patriote  te njëjtën gjë bënte  Mehmet  Shehu ne Lushnjë, Tuk Jakova , RahmanParllaku  ne Vlore  Luftë  civile në Shqipëri nisi me vrasjen ne Vlore nga Parllaku te Azis Sharrës ende pa u prishur marrëveshja e Mukjes  dhe vazhdoi me vrasjemasakra e terror deri ne masakrën me te madhe atë te Tivarit qe ku u vranë mijëravëllezër tanë nga Kosova . Atë masakër e bene komunistet shqiptar qe i çuan djemtë e Kosovës atje nëpërmjet territorit te shtetit shqiptar , jugosllavet vetëm dhanë urdhrin e shkrepën armët mbi ta .

Komunizmi në thelb është terrorizëm. Qëllimi i tyre që në 1941 kur u krijuan nga armiqtë tanë shekullorë, serbët, ishte pikërisht shkatërrimi i patriotëve shqiptarë. Arritën të bëjnë shume dëme por nuk ja dolën. Kjo masakër rrëzon edhe të gjithë teorinë se komunistët ishin në anën e drejtë të historisë. Jo! Lufta e komunistëve shqiptarë na vendosi ne në anën më të errët të historisë, për shkak të masakrave dhe marrjes së të gjitha të drejtave dhje lirive tona individuale shoqërore e kombëtare.

Masakra e Buzëmadhes është prova më e qartë e krimeve të luftës që kryen komunistët shqiptarë dhe lufta e tyre nuk ishte një luftë për çlirim por një luftë civile që përfundoi në një luftë pushtuese.

Nuk besoj të ketë pasur pushtues në historinë tonë kombëtare ti ketë bërë vendit tonë atë dëm që i bënë komunistët të udhëhequr nga padronët e tyre serbë e sovjetikë pra sllavë. Kur përkujtojmë një ngjarje të tillë nuk ka lidhje vetëm me historinë por edhe me të tashmen. Historia po përsëritet dhe sot ne jemi në një situatë të ngjashme.

Këtu u përmend Et’hem Gjinushi si pjesëmarrës e autor në këtë masakër, djali i tij sot është kryetar i akademisë së shkencave. Miku im  këtu PetritPalushi beri kritika me vend se pse nuk po zbardhet historia e kësaj masakre te përgjakshme . Po si do zbardhet historia kur në krye të akademisë së shkencave , institucioni qe bën historinë zyrtare është djali i atij që i masakroi këta njerëz?!

Ne pasardhësit e martirëve antikomuniste  nuk jemi  trashëgimtarë  te zakonshëm me jemi amaneti . Nuk mjafton vetëm krenari për te qene i tille . Ne duhet ta demonstrojmë ketë amanet ne sjelljen tone politike e sheqerorë duke e çuar përpara idealin e te parëve tanë . Se pari ,sidomos ata qe mëren me politike ,janë te dënuar te mos bashkëpunojnë me persekutorët tanë pasi kjo  është nja shkelje publike  e gjakut të atyre qe po nderojmë sot . Un nuk shoh ndonjë ndryshim te madh midis  ShefqetPeçit  dhe GramozRuçit , te dy janë komuniste ,te dy kane varë shqiptarëantikomuniste nëKukës, ShkodëregjithëShqipërinë.Bashkëpunimi me vrasësit e persekutorët në vitin 1944 apo 2019 është një lloj  turpshëm e i  pranueshëm për ne.

Kam dëgjuar shpesh te na thonë qe antikomunizmi nuk është me një kauzë  e alternative politike  por e kane shume gabim . Antikomunizmi sot është një kauze  , jo vetëm për Shqipërinë dhe vendet e sunduara nga diktaturat komuniste por një kauze globale . Dy dite me pare  presidenti i SHBA, vendi lider i lirisë e demokracisë ne bote  mbajti një fjalim në OKB ku e përcaktoi antikomunizmin si  politiken  e ardhme te botes .Daullet bien për ata qe kane vesh !

Prandajdhe  ne sot këtu u kërkojmë brazave të rinj te mos heqin dore nga  amaneti  o te parëve tanë dhe  mënyrë te veçante politikanëve tanë këtu dhe kudo qe janë ,në mënyrë të veçantë për ta reflektuar në politikat dhe në ligjet që bëjnë që të garantojnë se këto Masakra dhe histori të mos përsëriten më,,,.

 

Nderim ne jete te jetëve martirëve antikomunistë te Buzëmadhes dhe gjithë  Shqipërisë !

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë. Nga  fjala në 75 vjetorin e masakrës komuniste te Buzëmadhes, Kukës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here