Ja plas gazetarja: Biznesmeni që i shpëtoi policisë…u kapën ata dy fakirat, kush tradhëtoi? Çfarë nuk u tha për 137 kg kokainë…

0
129

Policia e shtetit ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku foli rreth operacionit për sekuestrimin 137 kilogramë kokainë në disa kontenier me banane në Durrës, ku u prangosën dy persona, punonjës në port dhe ku u shpall në kërkim një biznesmen.

Por deklarata e policisë ngrinte mjaft pikëpyetje për mënyrën e organizimit të operacionit në vendin tonë, ndërkohë që nuk sqaronte se çfarë kishte ndodhur konkretisht me kokainën, personat e arrestuar dhe si ishte proceduar.

Deklarata e policisë, vihet re se është ndërtuar skematikisht me elozhe për policinë e Shtetit dhe institucionet që kanë ndihmuar në zhvillimin e operacionit, ndërkohë që nuk ka detaje mbi mënyrën sesi është zhvilluar.

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha, në një shkrim në rrjetet sociale, ka ngritur disa pyetje, sipas të cilës policia nuk u dha përgjigje, veçanërisht se pse biznesmeni Gentian Malindi nuk u arrit të vihej në pranga.

Postimi i plotë i gazetares:

Cfare nuk thuhet ne konference:

1.Trafikantet kane marre vetem pakot e orizit qe me pas ne arratisje e siper ja lane policise ?

2.Trafikantet nuk erdhen te merrnin drogen ne kontenierin tjeter, cka e detyroi policine qe nen efektin e deshtimit te shkoje dhe ti marre vete pakot dhe sot te deklaroje si droge te kapur 137 kg. Qe natyrisht ishte oriz e gjitha .

3.Njeri nga pritesit eshte peshkatar

4.Pritesi tjeter ishte roje dhe hyri permes badge te portit

5.I treti ne kerkim, ishte ai qe priste ne makinen gri me targa te huaja

Droga me dorezim te kontrolluar qe ishte zevendesuar me oriz ishte vetem 22 kg, dhe per kete ngarkese u kapen ata dy fakirat. Dy ngarkesat e tjera qe ne total bejne 137 kg nuk u terhoqen.
Perse ?

Kush tradhetoi ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here