A ka shpresë që Qeveria të marë parasysh vërejtjet e FMN-së? Spahiu: Rama u përgjigj me rëzimin e dekreteve!

0
96

Nga Përparim Spahiu:

Deklarimet e sotme të shefit të FMN i paraprijnë raportit vjetor në fund viti. Ato janë në linjë me qasjen e opozitës, sidomos sa i takon procesist më korruptiv të implementimit të një instrumenti si PPP-t.

Mazhoranca me arrogancë kaloi në Kuvend dhe dy kontratat e fundit. Nuk u dëgjuan as argumentat shterues të dekreteve të Presidentin për kthimin dhe shqyrtimin e tyre në linjë me ligjet, por dhe argumentat e thëna sot nga FMN, ku kryefjala është eleminimi plotësisht i KONKURUSHMËRISË, Edi Rama ju pergjigj me rëzimin e dekreteve.

“Në mënyre ideale, qeveria duhet të bazohet gjithmonë në një proces prokurimi të hapur dhe konkurues”, shprehet Jans Kees Martijn.

Gjithashtu FMN është në të njejtën linjë me opozitën sa i takon procesit te ri që Qeveria ka nisur me sistemin e ri elektonik të raportimit nga bizneset.

FMN e sheh atë si kosto shtesë dhe në kushtet aktuale si të pa nevojshme kur thekson se:

“Përdorimi më i gjerë i kasave fiskale mund të ndihmojë përmbushjen tatimore, por vetëm në kombinim me përdorimin e metodave moderne të përmbushjes nga ana DPT-së dhe pa u ngarkuar një barrë të panevojshme bizneseve”.

A ka shpresë që Qeveria të marë parasysh vërejtjet e bëra nga FMN? Unë them se jo. Atyre as që i shkon mëndja të dëgjojnë kënd, përveç përmbushjes së një qëllimi që i kanë vënë vehtes që kur erdhën në pushtet,
të vjedhin sa të munden e me të gjitha format, pa marë parasysh dëmet financiare që duan periudha mjaft të gjata të riparohen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here