Standard.al

“Zerimi i këtij hendeku të turpshëm”, Duka: Maqedonia 140 milionë euro për Bujqësinë, Shqipëria vetëm 5

0

Kryetari i PAA, Agron Duka është takuar ditën e sotme me ministrin e bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, Trajan Dimovski dhe me sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministre, Nefrus Çeliku.

Përmes një postimi në Facebook, Duka shprehet se, shteti fiqnj, ndryshe nga Shqipëria, në buxhetin e 2019 ka planifikuar 140 milionë euro, 107 nga të cilat për subvencione. Ndërkohë që Shqipëria vetëm 5 milionë.

“Një takim tejet miqësor me z. Trajan Dimovski dhe z. Nefrus Çeliku, përkatësisht Ministër dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoninë e Veriut.

Kemi shumë për të mësuar nga fqinjët tanë lindorë, sidomos kur njihesh me faktin se në buxhetin e vitit 2019, mbështetja e planifikuar për bujqësinë është rreth 140 milionë euro. Nga këto, 107 milionë janë për subvencione. Ndërkohë, në Shqipëri, fondi i subvencioneve i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është vetëm 5 milionë euro.

Një diferencë e frikshme, e cila është një tjetër pikë që ilustron më së miri pse Shqipërisë i vendosen kushte për çeljen e negociatave dhe Maqedonisë së Veriut jo.

Zerimi i këtij hendeku të turpshëm është një sfidë që ne duhet të përmbushin edhe për dinjitetin e shoqërisë sonë. Fermerët kanë nevojë për mbështetje dhe jo për lëmoshë!”, shkruan Duka në reagimin e tij.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.