Standard.al

“Ti je një turp”!!! Studenti ‘shpërthen’ ndaj Hajdarit: Ti nuk njeh se kush ka qenë Azem Hajdari! Di vetëm të mbrosh Ramën…

0

Një incident ka ndodhur në takimin e deputetes Rudina Hajdari me nxënesit e shkollës ‘Shejnaze Juka’ në Shkodër. Kur Rudina Hajdari mori fjalën përpara nxënësve, një zë u dëgjua nga fundi i sallës. Në këtë moment, Rudina Hajdari nisi të qeshte dhe e ftoi nxënësit që të dilte para të gjithë shokëve të tij dhe të fliste. Nxënësi u çua në këmbë, doli para të gjithëve dhe përballë Hajdarit dhe e akuzoi atë se është po ndihmon kryeministrin Edi Rama, që sipas tij të instalojë diktaturën në Shkodër. Hajdari e mori me humor akuzën e të riut, dhe i kujtoi se politika nuk duhet të ndajë njerëzit.

INCIDENTI:

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës, të dashur mësues, me qetësi…
(I riu ndërhyn duke folur)
Rudina Hajdari: Hajde, hajde, hajde këtu, hajde ma thuaj këtu
I riu: Shko pas Edi Ramës, Shkodra është e PD-së
Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë
I riu: E njeh ti Azem Hajdarin?
Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin
I riu: Unë e njoh por nuk e njeh ti.
Rudina Hajdari: Tani besoj se …
I riu: Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin, shtojcë e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve…
(Ndërhyn Halit Valteri për ta larguar)

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.