Standard.al

Si u gjetën kontejnerët me kokainë në Durrës…”Zbardhet operacioni”

0

Policia greke ka zbuluar dy konteinerë që dyshohet se përmbanin kokainë dhe do të niseshin nga Porti i Pireut, Greqi për në portin e Durrësit, Shqipëri. Lajmin e bëjnë me dije mediat helene këtë të enjte. Raportohet se: Në një operacion të përbashkët, pala greke ka informuar atë shqiptare, që dy kontenierë brenda së cilëve është gjetur 45 kg e 801 gr kokainë, kanë dalë nga dogana dhe janë nisur drejt Durrësit, ku i ka kërkuar që ta mbanin gjatë gjithë kohës në kontroll, por të lejonin lëvizjen e tyre lirshëm, për të zbuluar se në duart e kujt do të shkonte kjo sasi droge.

Referuar CNN grek në datën 14 shtator 2019 dy kontenierët kanë lënë doganën greke dhe kanë mbërritur në Durrës në datën 17 shtator. Prej një jave, ai ka qenë në vëzhgim nga autoritetet shqiptare, ku në datën 20 shtator, pra vetëm 3 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, rreth orës 4:00- 4:30 të mëngjesit, janë afruar kontenierit tre persona, të cilët kur kanë kuptuar se u pikasën, tentuan që të largoheshin. Megjithatë, kjo tentativë ka rezultuar e dështuar.

Raportohet se se personat e ndaluar janë punonjës të sigurisë portuale në Portin e Durrësit. Njëri prej tyre, referuar po të njëjtave burime, ka qenë shefi i turnit që merrej me kontrollin e kalimit të ngarkesave. Nuk dihet identiteti i tyre, teksa mësohet se vijojnë hetimet për të mësuar se cila është lidhja që ato mund të kenë sasinë e drogës.

Kontenieri raportohet se është nisur nga Ekuadori, i ngarkuar me banane, më pas është ndalur në Portin e Pireut për të mbërritur në Durrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.