Standard.al

Pas një “lufte” të gjatë në ujërat greke, trafikantët shqiptarë me skafandër e maska…

0

Janë publikuar pamjet reja spektakolare të ndjekjes së gomones nga policia greke, e cila u ndalua pasditen e djeshme në kufirin greko-turk, pasi dyshohej se ishte përfshirë në trafik narkotikësh.

Pas një “lufte” të gjatë në ujërat greke mes policisë dhe trafikantëve, ku pati dhe shkëmbim zjarri, autoritetet greke ia dolën të rrethonin skafin super të shpejtë, duke arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe nj italian. Siç shihet dhe në pamje, trafikantët shqiptarë kanë qenë të maskuar me skafandër dhe maska, ndërsa lëvizin me një shpejtësi të tmerrshme në det.

Në super-aksionin detar u përfshi edhe një helikopter, i cili mbante nën shënjestër trafikantët me snajper, siç e tregojnë edhe pamjet, ndërsa policët ishin të armatosur në ndjekjen në det, gjë që çoi në neutralizimin e trafikantëve me mjetin lundrues.

Ndërkohë, vijon aksioni për kapjen e një tjetër gomonie me drogë, që arriti t’i shpëtonte policisë në aksionin e ditës së djeshme.

Mediet greke raportojnë se edhe në gomonen e zhdukur mund të jenë tre trafikantë, duke shtuar se dyshohet për grup trafikantësh që çojnë hashash në Turqi dhe e shkëmbejnë me heroinë”.

Mësohet se gomonia e kapur nga policia ishte plot me benzinë, ndërsa deri më tani tre trafikantët e arrestuar nuk kanë thënë asnjë fjalë para autoriteteve grek.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.