Majko ‘një shekull mbrapa’, emigranti i zbulon gafën…

0
102

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka bërë një gafë me datat teksa ka publikuar në rrjetet sociale foton e një varri të vjetër në Kanada që, sipas tij, dëshmon për praninë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut.

Më konrektisht kjo foto është shkrepur në Ottawa dhe tregon një varr të shekullit të 19-të.

Në statusin e tij, Majko shkruan krahas fotos se aty gjenden të dhëna për shqiptarin Sulejman Aliraj, lindur në Kaninë të Vlorës më 2 shkurt 1814 dhe ndarë nga jeta në Ottaëa, Kanada në vitin 1869.

Madje, sipas ministrit, mbi pllakën e varrit të vjetër shkruhet “Aroftë Shqipëria”.

Foto e publikuar nga Pandeli Majko

Por një emigrant ka zbuluar gafën e ministrit Majko dhe këtë gjë ia ka treguar duke komentuar poshtë fotos. Sipas emigrantit, ministri ka vendosur datat gabim, pikërisht një shekull mbrapa.

Ky informacion eshte i pasakte. Datat perkatese jane 1914 dhe 1969 (te verifikuara ne vendodhjen e varrit ne fjale). Mbishkrimi lexon qarte “Rroft Shqiperia”,”- shkruan emigranti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here