Standard.al

Kushtet e Berlinit, Shehi: Marrëveshje vetëm mbi 9 kushtet e Gjermanisë

0

Ish deputeti Dashamir Shehi duke komentuar 9 kushtet e Gjermanisë për negociatat, tha se ato janë baza për një marrëveshje politike mes palëve. Në emisionin Opinion, tha se për shqiptarët këto kushte janë një lajm i mirë, pasi sipas tij politikanët në Shqipëri nuk veprojnë nëse dikush nuk i kontrollon.

“Gjermanët kanë pranuar një po, me këto kushte që do zbatohen shkallë-shkallë. Ne jemi duke pritur për disa vite për të plotësuar këto kushte. Janë më të rënda se ato më parë, vendimi i Bundestagut është pozitiv. E ka pranuar këtë lloj filozofe që Shqipërisë duhet t’i vendosen kushte. Kjo është një situatë që na leverdis neve si shqiptarë, dhe na kontrollojë dhe na kondicionojnë për të bërë ato punë. Iu kam thënë dhe kolegëve të mi opozitarë, ne po lodhemi kot me ato kushtet tonë. C’na duhet ne platforma, na i shkruajtën gjermanët. Kjo për mua është shtrati i një negociate të madhe”, tha Shehi.

Grupi kryesor i CDU/CSU në parlamentin gjerman ra dakort mbrëmjen e së martës që të votoj pro hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë duke renditur një sërë parakushtesh.

Kushtet për Shqipërinë janë të ndara në dy grupe, në ato që duhet të plotësohen para Konferencës ndërqeveritare, e cila shënon formalisht hapjen e procesit, dhe kushtet e tjera që do të duhet të plotësohen para hapjes së bisedimeve për kapituj konkret, që në rastin e Shqipërisë pritet të jenë kapitulli 23-24 që lidhen me Shtetin e së Drejtës (reforma e sistemit gjyqësor dhe të Drejtat themelore) dhe liritë themelore, sigurinë dhe drejtësinë.

Sipas kushteve të CDU/CSU konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin nga ana e Shqipërisë të dy kushteve: Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar si dhe të merret vendim për reformën zgjedhore”. Sa i takon kësaj reformë, deputetët gjermanë saktësojnë se ajo duhet të jetë “në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad hoc të Reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje, duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019”.

Nisja e bisedimeve për kapituj konkretë, kushtëzohet me një numër më të madh çështjes, të pajtën 7 të tilla: Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore të inicuar; Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme; Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që janë të përfshirë në blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve; Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar; Progres solid në krjimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar; Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e parregullsive dhe një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese. Nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor”, saktësohet në dokumentin e miratuar nga grupi i CDU/CSU./ Opinion.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.