Standard.al

“Këto kushtet qënkan si për Kubë”, Malltezi: Procedime penale të shpejta për ata që janë përfshirë në blerje votash

0

Teksa e gjithë vëmendja është në Berlin, aty ku Bundestagu gjerman do të thotë fjalën e tij të fundit sa i përket çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, kushtet e vendosura për qeverinë tonë, nuk kanë asnjë lidhje me standartet që kërkon Bashkimi Europian,

Sipas Malltezit, kushtet për gjykata apoi vjedhës votash janë të denja për shtete si Kuba dhe jo për një vend që synon bashkimin me familjen e madhe europiane.

“Këto kushtet qënkan si për Kubë (të kesh gjykata, të ndiqen hajdutët e votave) nuk kanë lidhje me standardet e BE. Turp. Trishtim”, shkruan në postimin e tij Jamarbër Malltezi.

Dy kushtet shtesë për Shqipërinë:

  1. Procedime penale të shpejta për ata që janë përfshirë në blerje votash.
  2. Një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit dhe nëse urdhërohet përsëritja e këtyre zgjedhjeve ato të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut pret të marrë Ok-in pa kushte për çeljen e negociatave me BE-në.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.