Gjyqi i vajzës së kryeministrit me 7 portalet, avokati Goxhaj: Në Shqipëri kryekazani e ka emrin ERTV

0
275

Sot filloi Gjyqi i Familjes Kryeministrore PËR MBYLLJEN e 7 Portaleve Kritike ndaj Qeverisë, ku u paraqit nga ne KALLZIMI PENAL NDAJ REA XHILLARI & CO PËR FALSIFIKIM NË BASHKËPUNIM TË PROVAVE GJYQËSORE!
(Kësaj i thonë Familja e Kryeministrit deshi me vënë vetlla dhe nxorri sytë)

Njoftim nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga

Kujtesë paraprake:

Dy fyerjeve të Avokatit të zellshëm kryeministror Alban Çaushi se “portalet e paditura janë kazanë mediatikë” dhe “kanë ves të nxjerrin lajmet e njëri tjetrit” Av. Altin Goxhaj ju përgjigj:
“Sa për kazanë, në Shqipëri kryekazani e ka emrin Er-tv LIVE dhe sa për vese, ju shikoni veset e Familjes Kryeministrore që janë gjithshfarëllojësh dhe jo veset e portaleve që kanë të drejtë t’i referohen njëri tjetrit si kudo në botë!”

GJYQI KUNDËR 7 PORTALEVE NGA FAMILJA KRYEMINISTRORE:
Sot në kundërshtim me ligjin dhe pa njoftuar sipas Ligjit të gjitha palët, u zhvillua seanca e Parë Gjyqësore e vajzës së Edi & Linda Ramës Rea Xhillari kundër:
– Gazeta Standard (palë e përfaqësuar nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm)
– Gazeta Telegraf (e pranishme me avokat),
dhe palët e panjoftuara sipas ligjit
– Fax Web,
– SYRI.net,
– 360Grade.Al,
– JOQ Albania,
– Boldnews.al,
dhe AKEP i cili ishte prezent (ky ishte paditur nga familja Kryeministrore pse nuk mbyll portalet opozitare!).

KALLZIMI PENAL NDAJ REAS & CO PËR FALSIFIKIM PROVASH:
Në fillim të seancës gjyqësore u paraqit si kërkesë paraprake nga Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga kërkesa për pezullim të proçesit gjyqësor pasi Rea Xhillari, Av. Alban Çaushi dhe noterja Loriana A. Robo ishin kallzuar nga Gazeta Standard në Prokurori me Objekt:
“Falsifikimi dhe përdorim të dokumentit të falsifikuar në bashkëpunim: “Vërtetimi Noterial Nr. 2004 Rep në dt 24.04.2019“ të lëshuar nga Notere Loriana A. Robo me kërkesë dhe prezencë të Av. Alban Çaushi në dobi të Rea Xhillari me qëllim fabrikimin e provave kundër kallzuesit në një proçes gjyqësor me palë paditës të kallzuarën Rea Xhillarin, të përfaqësuar nga Av. Alban Çaushi dhe të paditur Standard L.T.D. shpk”.

[Kopjen e kallzimit e keni bashkëngjitur në linkun në fund bashkë me tekst dhe foto!]

Sipas dokumentit të kallzimit, të kallzuarit në bashkëpunim kanë fshirë ndërruar emrin e burimit të lajmit nga “gazetaimpakt” në “Beqir Sina” ndërkohë që Standard ka nxjerrë lajm thjesht pretendimin e Gazeta Impakt dhe nuk ka asnjë lidhje dhe as nuk e njeh me personin e quajtur “Beqir Sina”.

Gjykata e refuzoi kërkesën për pezullim megjithëse prova e vetme në këtë proçes gjyqësor i është dërguar Prokurorisë si dokument i falsifikuar dhe iu shpjegua gjykatës se kjo provë nuk duhej të administrohej pasi ishte fabrikuar në kundërshtim me ligjin! Sipas Gjykatës kallzimi sapo është dërguar dhe ende nuk kemi info se çfarë do të bëjë Prokuroria Tiranë dhe ende nuk është konstatuar marrëdhënia shkak pasojë dhe ndikimi që ka kjo provë në shqyrtimin gjyqësor.

Por nga ana tjetër Avokatët e Standard i paraqitën gjykatës edhe provën se seanca duhej të shtyhej përderisa Rea Xhillari qëllimisht nuk ka sjellë adresat ligjore që Kodi i Proçedurës Civile përcakton ato që gjenden në QKB, por kishin sjellë disa adresa të rreme pikërisht për të deformuar Proçesin për t’i djegur të paditurve mundësinë e pjesëmarrjes në kohë dhe të mbrojnë veten e tyre! Sepse standardi i Rilindjes tani kërkon t’i bëjë gjyqet dhe pa palë pasi ka kapur çdo hallkë të sistemit të drejtësisë!

Kur i kërkuam Avokatit të Reas së Edit dhe Linda Ramës të shprehej nëse kishte qenë i pranishëm kur ishin falsifikuar provat pasi ai i kishte firmosur ato në prani të noterit bashkëpunëtor i refuzoi të përgjigjej sepse sipas tij tashmë çështja është në Prokurori! Pra Avokati është i ndërgjegjshëm që provat janë në Prokurori dhe ai ka frikë të shprehet për to mgjths padia veç atë dokument ka!

Disa nga momentet më interesante sot në reagimin e Avokatëve Altin Goxhaj dhe Erald Aga:

KUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR NJË LAJM TË RREMË DHE RASTI I CNN DHE BASHKIM HOXHËS:

Në lidhje me pretendimin e Avokatit të Reas së Edit dhe Lindës se Standard mban përgjegjësi pse boton lajmet e të tjerëve iu përgjigjëm shkurtimisht se në rast se mediat shqiptare botojnë një lajm nga CNN kundër Trump përgjegjësi ligjore pse ky lajm është fake news mban CNN dhe jo mediat shqiptare dhe Trump mund të hedhë në gjyq CNN por jo mediat shqiptare që kanë publikuar korrektësisht atë ç’ka thënë CNN! Në rast se CNN humbet gjyqin me Trump, është përgjegjësia ligjore e CNN që duhet të përgënjeshtrojë lajmin e vet dhe ai duhet të kujdeset për përgënjeshtrimin e të tjerëve që e kanë marrë korrektësisht nga ai! Dhe kjo veç në rast të një vendimi të formës së prerë nga gjykata ndaj CNN si burim dhe jo ndaj të tjerëve që i janë referuar!

Ndërsa në rastin tonë Gazeta Standard ka qenë e paanshme dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim por në vazhdën dhe rutinën e përditshme të pasqyrimit të lajmeve nga mediat e tjera, vetëm se ka treguar se çfarë thonë portalet për Rean e Edit dhe Linda Ramës pa bërë absolutisht asnjë ndërhyrje në tekst duke treguar se cili portal pretendon atë që pretendon ndaj dhe të 2 titujt e Standard përfundojnë në fund me pikëpyetje!

Të akuzosh Standard pse ka nxjerrë 2 lajme se çfarë thonë 2 portale për Rean e Edit dhe Linda Ramës është njësoj sikur të akuzosh dhe t’i kërkosh dëmshpëprblim Bashkim Hoxhës së Emisionit të Mëngjesit për shkrimet e gazetave të të tjerëve që ai lexon çdo ditë!
Kjo shpjegon edhe motivin se pse kanë falsifikuar emrin e autorit në gazetën Standard!

Ndërkohë 2 fyerjeve të Avokatit të zellshëm kryeministror Alban Çaushi se “portalet e paditura janë kazanë mediatikë” dhe “kanë ves të nxjerrin lajmet e njëri tjetrit” Av. Altin Goxhaj ju përgjigj:
“Sa për kazanë, në Shqipëri kryekazani e ka emrin Er-tv LIVE dhe sa për vese, ju shikoni veset e familjes kryeministrore që janë gjithshfarë llojësh dhe jo veset e portaleve që i referohen njëri tjetrit!”

Në kidhje me pretendimin e Avokatit të Reas se ajo është një qytetare e thjeshtë e cila vuan nga presioni i ç’balancuar i portaleve kundër saj, ne ju përgjigjëm se Rea nuk është qytetare e thjeshtë dhe e dobët sps ajo i përdor sa herë të dojë Er-tv LIVE, TVSH, TOPin, KLANin, Reporter, dhe gjithë mediat e tjera dhe ka statusin ligjor të familjes kryeministrore përfshi dhe privilegjet përkatëse që lidhen me pushtetin e famljs së saj! Ajo nuk ka kërkuar asnjë përgënjeshtrim por thjesht ka hapur direkt padi civile për mbylljen e portaleve kritike ndaj Qeverisë duke kërkuar 100 milionë lekë dëmshpërblim!

VENDIMI PËR SHTYRJE QË MORI SOT GJYKATA:
Gjithashtu sot i kujtuam gjykatës se ajo duhet të marrë një vendim nëse do të marrë për bazë provat e falsifikuara dhe të marra në kundërshtim me ligjin për Noterinë dhe Çertifikimin Elektronik nga Rea e Edit dhe Lindës në bashkëpunim me Avokatin dhe Noteren apo tonat të sjella sipas ligjit por gjyqtari i çështjes shtyu seancën për t’a analizuar më me hollësi se çfarë vendimi do të marrë mbi shqyrtimin e provave (duhet të zgjedhë midis 2 prova të kundërta kë do të pranojë dhe kë jo) dhe do të përsëriste njoftimin me adresa të gabuara pavarësisht se ne ja bëmë me dije se nuk mund të kalohet në seancë gjyqësore pa rezauruar njoftimin sipas ligjit dhe se njoftimi publik vlen kur dështojnë njoftimet në adresat ligjore dhe jo ato të gabuara qëllimisht nga familja kryeministrore (të sjella nga Rea e Edit dhe Lindës)! Seanca e Dytë Gjyqësore u caktua në dt 30 Tetor ora 12:00 kohë e mjaftueshme edhe për Prokurorinë e Arta Markut për të marrë vendim nëse do të nisë proçedimin penal për falsifikim ose jo ndaj Reas, Avokatit dhe noteres!

DO KËRKOJMË MONITORIM NDËRKOMBËTAR TË GJYQIT KUNDËR PORTALEVE KRITIKE ME PROVA TË FABRIKUARA DHE PA I NJOFTUAR FARE ATA SIPAS LIGJIT:
Gjths brenda kësaj kohe do t’i kërkojmë institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave të vendeve partnere që të monitorojnë edhe këtë gjyq ekskluziv kundër mediave kritike që po zhvillohet nën presionin e familjes kryeministrore! Sps nuk është vetëm gjyqi ndaj Tahirit test për të kuptuar Reformën Soros në Drejtësi! Edhe ai ndaj medias!

P.s. Kujtojmë se falsifikimi i provave nuk ka ndodhur vetëm ndaj Gazeta Standard por edhe ndaj disa portaleve të tjera online të cilat nuk mund të mbrohen sepse nuk janë njoftuar sipas ligjit për shkak të të të dhënave të gabuara që ka dhënë për adresat e tyre Familja dhe avokatët kryeministrorë!

[Kopja e plotë me tekst dhe foto e Kallzimit të Standard ndaj Reas & Co që u dorëzua sot në Prokurorinë e Tiranës sipas ligjit me postë dhe vërtetimin postar e keni në linkun përkatës: https://www.facebook.com/LevizjaAntiEstablishment/posts/2413673418720137]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here