Standard.al

“A qarkullojnë në Shqipëri…” Ish-deputeti ngre alarmin: Kanceri si biznes apo paaftësi???

0

A qarkullojnë në Shqipëri barna me princip aktiv ranitidine, lëndët e para ose ndihmëse të të cilave prodhohen në Indi?

Kjo është një ndër pyetjet që ngre ish deputeti dhe mjeku Bardh Spahia.

Pas publikimit të lajmit në disa media, se kërkohet heqja e përdorimit të Ranitidinës, tabletë në formë doze 150 mg dhe 300 mg, tek të cilat ka rezultuar papastërti kancerogjene.

Ky ilaç po tërhiqet nga tregu nga kompania prodhuese pas alarmit të Agjencisë Europiane të Barnave, ndërsa mjekët po njoftohet të mos e përshkruajnë më në receta.

Sipas Spahisë, “përballë kësaj papërgjegjshmërie flagrante të shtetit e ministrisë së kapur e të paaftë, këshilla urgjente për qytetarët është që të mos e marrin më atë ilac e të këshillohen me mjekun për zëvendësuesin e tij, që të mos ketë përmbajtje nitrosamine (NDMA). Ndërsa pyetjet emergjente janë”:

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

KANCERI SI BIZNES APO PAAFTESI?

Prej kohësh Administrata Amerikane për Barna e Ushqime dhe pas saj edhe Agjencia Evropiane e Barnave kanë paralajmëruar profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe pacientet për një tërheqje vullnetare të barit RANITIDINE, ilaci që merret lehtësisht pa recetë mjeku në Shqipëri, për të ulur sasinë e aciditetit në stomak.

Shkak është bërë prania e një papastërtie nitrosamine (NDMA), e gjetur gjatë testit laboratorik të barit, që klasifikohet si substancë që mund të shkaktojë kancer. Kjo vlen edhe për cdo ilac tjetër që ka në përbërje këtë substancë si Zantac.

Në Itali Ranitidina është tërhequr nga tregu dhe është vendosur ndalim paraprak për 519 ilace të tjera që përmbajnë perberesin aktiv ranitidine. (prodhuar në SARACA LABORATORIES LTD – prodhues farmaceutik në Indi) Edhe Greqia ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha medikamenteve ZANTAC që përmbajnë ranitidinë.

Ndërsa në Shqipëri, Agjensia Kombëtare e Barnave (AKBPM) vetëm njofton e këshillon profesionistët e shëndetit për efektin anësor të Ranitidinës e Zantac e I kërkon Urdhërit të Farmacistit e Mjekut që të informojnë pacientet për efektin e rrezikshëm të përdorimit të Ranitidinës!!!! Pra në Shqipëri, siguria e jetës I lihet në vullnetin e lirë e ndërgjegjen e prodhuesve, importuesve e shpërndarësve!!!

Përballë kësaj papërgjegjshmërie flagrante të shtetit e ministrisë së kapur e të paaftë, këshilla urgjente për qytetarët është që të mos e marrin më atë ilac e të këshillohen me mjekun për zëvendësuesin e tij, që të mos ketë përmbajtje nitrosamine (NDMA). Ndërsa pyetjet emergjente janë:

A qarkullojnë në Shqipëri barna me princip aktiv ranitidine, lëndët e para ose ndihmëse të të cilave prodhohen në Indi?

A ka kapacitete AKBPM për të kryer testet e nevojshme mbi praninë e papastërtisë nitrosaminë tek barna me princip aktiv ranitidine?

A ka kapacitete AKBPM për të kryer analizën e cilësisë dhe efikasitetit të barnave?

A garanton AKBPM barna të sigurta e efikase për popullatën?

A është e vërtetë se aktualisht AKBPM nuk kryen asnjë analizë laboratorike për asnjë bar që prodhohet apo importohet në vend?

Nëse ndonjëra nga përgjigjet do ishte pohuese, përse atëherë AKBPM kryen vetëm këshillim e jo veprim, së pari me listimin e barnave që kanë në përmbajtje principin aktiv ranitidinë?

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.