Si u veprua…”Shokon” Hoxha: 300 mijë euro për vrasjen e Santiago Malkos…

0
146

Gazetari Artan Hoxha thotë se për vrasjen e ish policit Santiago Malko, në 27 gusht të këtij viti, ekzekutuesit janë paguar rreth 300 mijë euro. Sipas tij, nga hetimet atentatorët janë të njëjtë, ata që qëlluan dhe mbi të fortin e Vlorës, Edison Harizaj.

“Ekzekutorët që kanë qëlluar Santiago Malko, janë po ata që kanë qëlluan mbi Edison Harizaj. Janë vrasës profesionistë, më atë jetojnë. Ai kryen një vrasje, paguhet për atë. Në rastin konkret, ky është një atentat që dyshohet të jetë paguar 300 mijë euro, duhej me se s’bën të vritej. Është tentuar dhe në prill, por policia ka ndërhyrë”, tha gazetari Hoxha.

Sipas tij për atentatin është “punuar” për shumë kohë, ndërsa thekson se autorët kanë lëvizur me tre automjete.

Nga ana tjetër gazetarja Dorjana Bezat tha se të shtënat u dëgjuan në gjithë kryeqytetin. Sipas saj atentatorët kanë qëlluar në lëvizje dhe ka pasur një skemë krimi të zgjeruar.

“Kur shkuam ne në vendngjarje aty ishte dhe automjeti i viktimës, një skemë mjaft e rëndë ishin mbërritja e familjareve të tij. Edhe policia e pati të vështirë menaxhimin e kësaj situate”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here