Standard.al

Sherr i ashpër në tryezën e OSBE/ Ja çfarë ndodhi midis deputetëve Fino-Gjoni…

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino nuk i ka kursyer akuzat ndaj deputetit të opozitës së re, Ralf Gjoni. Në tryezën e OSBE, për Reformën Zgjedhore, Fino u kap me Gjonin, pasi ky i fundit, po kërkonte falje për shkëputjen që opozita e re bëri nga ky komision. Kjo ka sjellë acarimin e Finos, i cili i ka thënë se nuk ka pse të marrë leje për të folur, si edhe i ka kërkuar që të mos ofendohet Damian Gjiknuri, si bashkëkryetar i Komisionit.

Replika e plotë:

Bashkim Fino: Jam anëtar më i rëndësishëm se ky unë. Flas edhe pa dhënë leje, ik kërko falje atje. Të reagojë që në fillim, vjen pas të vjelave, ju. Ju jeni deputetë të partive që ne duam bashkëpunim. Ça? Ne i respektojmë ata, edhe është çështja. Ik nja dy orë ti vërdallë ti vjen këtu na tregon bashkëkryetarin ti. Bashkëkryetarin e kemi tonin ne.

Rudina Hajdari: Nuk thatë absolutisht asgjë. Ju lutem shumë, po prishni rendin. Zoti Gjiknuri, qetësoje pak.

Bashkim Fino: Po unë deri tani të prita ty. Deri tani të prita ty unë.

Rudina Hajdari: S’duhet të pranohej ai person me ato deklarata

Ralf Gjoni: Vazhdoni të bëni pazare në kurrizin e shqiptarëve ju vazhdoni

Rudina Hajdari: Ne kishim një mbledhje për atë që ndodhi. Të lutem shumë, kjo ishte ajo që ndodhi.

Blerina Gjylameti: Zonja Hajdari, duam sqarim nga zonja Hajdari. Keni patur diskutim paraprak për këtë axhendë.

Rudina Hajdari: Unë s’jam këtu për të kthyer përgjigjie, s’jam në konferencë shtypi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.