Standard.al

“Për një moment u verbova”, jo një herë, por rrufeja godet dy herë makinën…

0

Një grua ruse mrekullisht shpëtoi pasi rrufeja e goditi dy herë në veturën në të cilën ndodhej.

Rrufetë spektakolare në rrugë u kapën nga një kamerë e automjetit që po lëvizte prapa ndërsa i afroheshin semaforit në Novobirsk.

Motori i veturës të tipit “Toyota” u ndal menjëherë por megjithatë nuk u përfshi nga flakët.

“Për një moment u verbova. Gjithçka ndodhi kaq shpejt,” rrëfen Galina Ershova, e cila ishte në automjetin pas.

Asnjë nga drejtuesit nuk u ndal pas përplasjes, por për fat të mirë as pasagjerët dhe as gruaja pas timonit nuk u lënduan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.