Standard.al

“I thurte deklarata dashurie”/ Mungesa e ujit “shkakton tension” mes aktores dhe Veliajt (video)

0

Moderatorja Rudina Dembacaj ka shprehur hapur një ankesë kundrejt kryebashkiakut të Tiranës Erion veliajt, në lidhje me mungesën e ujit në kryeqytet.

Në një video të publikuar në Instastory, Dembacaj shihet teksa bisedon me vajzën e saj Viktoria, teksa kjo e fundit kërkon të mbushë një gotë ujë.

Ku po shkon moj mami?”– thotë Dembacaj.

Ta mbush me ujë…”– thotë e vogla.

“Po ku ka ujë moj mami, ku ka ujë. Jemi në vitin 2019, mos kërko qiqra në hell,”- thotë moderatorja Dembacaj më pas.

Një ankesë e hapur kjo ndaj Veliajt, të cilit kur e kishte të ftuar në emisionin e saj “Mos i fol shoferit” i thurte deklarata dashurie.

Të dua, të dua. Jemi tepër feministe në këtë emision. E ke dëgjuar shprehjen tonë popullore, “kush të do të rreh”. Edhe unë nga që të kam fiksim nuk kam lënë gjë pa thënë për ty. Gjithmonë ankohem në emision dhe të dua dhe dua të përmirësohesh,”– thoshte moderatorja në studio.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.