Çollaku flet për kushtet e reja: 9 gozhdë nga Gjermania, Edi Rama ”të vrasë” veten!!!

0
176

Kreshnik Çollaku, Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax News ku ka diskutuar lidhur me ‘PO’-në me kushte që dha koalicioni CDU-CSU për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Çollaku u shpreh se “JO” radikale e Gjermanisë do të tregonte se në vendin tonë është instaluar përgjithmonë diktatura.

“Shqipëria është në regres në krahasim me vendet e Ballkanit, datën në dorë e ka vetëm plotësimi i 9 kushteve”, u shpreh Çollaku.

Ndërkohë duke u ndalur te kushtet konkrete Çollaku tha se plotësimi i tyre mbetet në dorën e qeverisë, pasi opozita ka bërë gjithçka që mundet për denoncimet ndaj korrupsionit të zgjedhjeve dhe mosndëshkimin e zyrtarëve të lartë.

Sipas Çollakut kushtet e Gjermanisë janë të dhimbshme veçanërisht pë vetë Ramën, pasi do të duhet të nisë hetimet ndaj vetes së tij, dhe ministrave që janë përfshirë në skandalet e denoncuara nga opozita.

“Shumica e kushteve janë të lidhura me verifikimin e vullnetit politik për të zgjidhur krizën politike. Vullneti politik mban pezull krijimin e Gjykatës Kushtetuese, mban peng turpin e 30 Qershorit, mban peng dosjet e zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë vjedhur zgjedhjet. PD nuk ka më asgjë në dorë, pasi i ka bërë të gjitha denoncimet për këto dosje.

Mazhoranca ka në dorë të gjithë prokurorinë, për dosjen 184 ka pasur një shpartallim total të saj duke e çuar në Prokurorinë e Dibrës, dhe në konflikt të pastër interesi, pasi drejtuesja e prokurorisë është e afërme e një prej të akuzuarve.

Jemi në hapat e parë të instalimit të një regjimi totalitar, kushtet janë 9 gozhdë të forta për qeverinë, nëse këto nuk plotësohen JO-ja mund të jetë edhe më ndëshkuese, pasi tregon se qeveria është një manipulatore me miqtë tanë gjermanë”, u shpreh Çollaku.

Zyrtari i PD-së shtoi më tej se Rama është duke bërë një lojë të rrezikshme, kur e shet dështimin si sukses, dhe nuk do të tolerohet më nga miqtë ndërkombëtarë.

“Kjo lojë e Edi Ramës është e rrezikshme, letra e CDU-së është një shenjë e qartë se nuk ka më tolerime. Po-ja ishte një po politike, të mos ndizen cigare në mes të barutit, nuk mund që të acarojmë nervat e partnerëve tanë ndërkombëtarë, pasi nuk do të tolerohemi më.

Gjermanët i kërkojnë Ramës që të ndëshkojë veten e tij dhe ministrat pranë tij, po e thonë troç që kushtet janë shumë të vështira, pasi Rama duhet të vrasë veten për plotësimin e tyre. Po këtu e ka çuar keqqeverisja e vendit, dhe blerja e votave, nuk ka mundësi opozita që të bëj diçka për plotësimin e këtyre kushteve”, shtoi Çollaku.

Më tej ai u ndal dhe te fotoja që publikoi sot Rama me Donald Trump, duke thënë se nuk ka pasur asnjë takim, dhe kjo është një foto kortezie që presidenti i SHBA-ve ja rezervon të gjithë kryesuesve të delegacioneve që marrin pjesë në asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

“Çdo vit në sesionet e OKB, presidenti Trump iu jep mundësinë e fotos të gjithë krerëve të delegacioneve të të gjitha vendëve pjesëmarrëse. Radha mund të zgjasë deri në dy orë, presidenti dhe bashkëshortja e tij qëndrojnë për të takuar, shkrepet foto, dhe gjithçka nuk zgjat më shumë se 30 sekonda.

Kjo bëhet se ai ka në radhë 260 kryetarë delegacionesh, është një kortezi diplomatike që Trump ua jep të gjithëve, takimi nuk bëhet në këmbë dhe nuk bëhet me gratë. Takimi ka axhendë, ftoj gazetarët që të pyesin Ramën se për çfarë u diskutua, aty nuk ke mundësi as ti thuash njëri-tjetrit sesa  të bukur e ke kollaren. Është neveritësese dhe provinciale ta shesësh këtë si një takim”, deklaroi më tej Çollaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here