Standard.al

Aktorja e akuzoi për presion dhe tradhëti/ Pas deklaratave tronditëse vjen reagimi i ish bashkëshortit të saj…

0

Aktorja e famshme 56 vjeçare Demi Moore ka qenë në qendje të vëmendjes për shkak të rrëfimeve tronditëse që bëri disa ditë më parë në emision.

Demi ka zbuluar detaje nga jeta me ish bashkëshortin e saj Ashton Kutcher. Në librin e saj “Inside out” aktorja ka rrëfyer se ish bashkëshorti i saj e kishte presionuar për të  kryer marrëdhënie treshe dhe se e Ashton e kishte tradhtuar dy herë.

Aktori dukej se kishte vendosur të heshte në lidhje me deklaratat shokuese të aktores për hir të famijes së tij, por tashmë ka vendosur të reagojë.

Në një postim në Twitter ai shkruan se për të mësuar të gjithë historinë dhe të vërtetën t’i shkruajnë në numrin e telefonit.

Nëse dikush shkruan një mesazh do të  marrë përgjigje automatike në lidhje me pyetjen që ka por kjo nuk siguron askënd se ai do të tregojë të vërtetën, pasi nuk e po e bën këtë bisedë të hapur.

Thuhet se Moore i ka bërë me dije Ashton për përmbajtjen e librit të saj por duket se nuk kanë arritur në një marrëveshje përderisa ai ka vendosur të reagojë në mënyrë të heshtur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.