Standard.al

9 kushtet e Gjermanisë/ Shpërthen Idrizi: Nevojitet minitorim, kemi të bëjmë me një shtet rrumpallë!!!

0

Qeveria e Edi Ramës, që një vit më parë duhej të plotësonte 5 kushte për të marrë datën e hapjes së negociatave, sot duhet të plotësojë edhe 4 të tjera.

Bundestagu gjerman, ditën e djeshme, vendosi ti vendosë 9 kushte Shqipërisë në mënyrë që Shqipëria të ketë datën se kur do të nisë negociatat për anëtarësim në familjen europiane.

I ftuar në Syri TV, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi e ka quajtur vendimin e Bundestgut gjerman një lajm i mirë për Shqipërinë, por një lajm i keq për qeverinë.

“Është një lajm i mirë për shqiptarët, por një lajm i keq për qeverinë. Edhe Holanda është kundër, spektike edhe Franca. Ne rrezikonim kësaj rradhe të kishim një jo absolute. Kusht i parë kryesor është zgjidhja e krizës politike. Do të jemi në një monitorim për plotësimin e 9 kushteve. Sigurisht që një rast i humbur, është një lajm shumë i keq. Kemi marrë statusin e vendit kandidat që në vitin 2004. Sot vendet e tjera, që ishin shumë pas, janë shumë përpara Shqipërisë. Mali i Zi i ka hapur, Maqedonia e Veriut e mori datën.

Ne kemi nevojë për një monitorim pasi kemi të bëjmë me një shtet rrumpallë. Këto 5 vite nuk kemi bërë asnjë progres. Vjet u hap shampanja, sot na u shtuan dy kushte të tjera”, u shpreh Idrizi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.