Standard.al

Si ndodhi aksidenti me 4 të vdekur në Elbasan?? Dalin detaje të reja…

0

Shoferi i makinës që u përplas në Papër të Elbasanit dhe për pasojë humbën jetën 4 gra është arrestuar.

Sipas policisë, Gëzim Kotorri akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e disa personave.

Masa e ndalimit i është komunikuar në spital, ku ai po merr ndihmën mjekësore. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Papër.

Paraprakisht dyshohet se Kotorri bëri një parakalim të gabuar dhe më pas humbi kontrollin e automjetit.

Në këtë ngjarje humbën jetën Fatime Hoxha, Fatushe Agolli, Lumturi Hoxha dhe Jonida Kotorri. Ato udhëtonin nga Tirana drejt fshatit Shtëpanjë ku do të zhvillohej ceremonia mortore e bashkëshortit të 58-vjeçares Fatime Hoxha që kishte ndërruar jetë në spital në kryeqytet.

3 persona të tjerë mbetën të plagosur nga ngjarja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.