Standard.al

Shehi flet për rikthimin e protestave të opozitës: Kemi bërë paqe të përkohëshme!

0

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka folur për situatën politike në vend, ku u shpreh se opozita ka bërë paqe të përkohëshme duke mos dalë në protesta, në pritje të vendimit për negociata.

“Pozicioni opozitar është shfrytëzuar mëse një herë për t’u justifikuar para shqiptarëve. Ja ku e keni vendin, pa demonstrata. Është një logjikë normale nga të qenit perëndimorë. Më perëndimorë se qendra e djathtë këtu nuk ka. Aleati strategjik i palëvizshëm i perëndimit i SHBA është qendra e djathtë. Përpara interesave tonë është ai Europian. Kemi kohë sa të duash për t’i filluar demonstratat. Në njëfarë mënyrë, po bëjmë një paqe të përkohshme.

“Kush është kaq i ethshëm për demonstrata, të jeni të sigurtë që punë javësh është”, tha Shehi.

Unë uroj që të jetë një përgjigje pozitive për Shqipërinë, edhe me koston e këtij që kemi në krye. Po të ishim në Europë, ky regjim që është instaluar në Tiranë nuk mund të bënte këto grabitje. Do të ishin brenda Europës dhe do të vëzhgoheshim si gjysmë Europian”, u shpreh Shehi për A2.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.