Kërkuam ndihmë, askush nuk ka ardhur…/ Reagojnë banorët…

0
115

Ka mjaftuar një natë me shi që Tirana të gdhihet nën pushtetin e ujit, duke shkaktuar dëme kolosale në banesa dhe në biznese. Zonat më të prekura mbeten ato të periferisë së Tiranës, si Shkoza, Valiasi, Kamza, Unaza e Re apo Tufina, ku banorët janë detyruar që të përballen të vetëm me egërsimin e natyrës.

Banorët shprehen se kjo është një situatë e përsëritur dhe shteti nuk ka ndërhyrë as për të pastruar kanalet e ujërave kulluese. Niveli ujit në shumë prej banesave ka qenë më shumë se gjysmë metri, duke shkaktuar dëme të shumta në orenditë.

Pavarësisht se niveli i ujit ka rënë mëngjesin e sotëm, dëmet mbeten pas, dhe qytetarët shprehen se e kanë të pamundur ekonomikisht që ti riparojnë ato në kohë.

“Kemi që në orën 9 të darkës që shtëpia është nën ujë. Çdo vit ne përmbytemi, kemi kërkuar ndihmë mbrëmë morëm në telefon dhe nuk na është përgjigjur askush.

Jemi detyruar që të qëndrojmë në katin e dytë të banesës, së bashku me të gjithë pjesëtarët e familjes”, shprehet banori i Valiasit.

Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet dhe në zonën e Tufinës, ku ka pasur rrëshqitje të shumta dherash, dhe për pasojë disa familje ndihen të rrezikuara.

Si pasojë e përmbytjeve tre shkolla janë mbyllur në Tiranë, për shkak se niveli i ujit bënte të pamundur kalimin e nxënësve.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Erion Veliaj fajëson shiun, dhe nuk ka marrë asnjë marrë për të ndihmuar qytetarët./ Fax News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here