Duka i “prish lumturinë” Ramës: Çfarë do të thotë fjala “kusht” në fjalorin e Gjuhës Shqipe!!!

0
118

Pas vendimit të CDU/CSU dhe SPD në Bundestagun gjerman, të cilat votuan sot rezolutën që ti rekomandohet qeverisë federale hapja e negociatave me kushte për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke e cilësuar sërish si fitore.

Madje, kreu i qeverisë do të falenderonte edhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Lidhur me këto zhvillime të minutave të fundit, reagon edhe kryetari i PAA, Agron Duka.

Përmes një postimi në Facebook, Duka i mëson shqipen kryeministrit Edi Rama, se çfarë do të thotë fjala “kusht” në fjalorin e Gjuhës Shqipe.

Postimi i plotë i Agron Dukës:

NGA FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE

KUSHT m.

1. Rrethanë a gjendje e domosdoshme, nga e cila varet qenia e diçkaje ose zhvillimi i saj; ajo që duhet të jetë a duhet të ndodhë patjetër përpara diçkaje, pa të cilën kjo nuk mund të lindë ose nuk mund të zhvillohet. Kusht i nevojshëm (i domosdoshëm). Janë pjekur kushtet.

2. kryes. Rrethanat, në të cilat jeton njeriu ose ndodhet, kryhet a zhvillohet diçka; gjendje, zakonisht kalimtare, nga varet veprimtaria e një qenieje.
Kushtet shoqërore (ekonomike, politike). Kushtet konkrete. Kushtet natyrore (gjeografike). Kushte të përshtatshme (të mira, të këqija). Jetonte (punonte) në kushte të vështira. Përmirësohen kushtet e jetesës.

3. Kërkesë që paraqit një njeri a njëra palë (shtet, ndërmarrje etj.) për të arritur një marrëveshje; pika e marrëveshjes ku shënohet detyrimi që ka njëri kundrejt tjetrit; detyrimi që merr përsipër secila palë. Kushti i parë (i dytë, i tretë). Kushtet e armëpushimit. Parashtroi (paraqiti) kushtet. Nuk i pranoi kushtet. Kapitulloi pa kushte u dorëzua, duke ia lënë fituesit të vendosë për gjithçka. Dënim me kusht. drejt. dënim që i jepet dikujt, kur shkalla e rrezikshmërisë së tij shoqërore është e ulët dhe nuk është nevoja që i dënuari të veçohet ose të riedukohet.

4. Kërkesë e domosdoshme për të qenë diku, për t’u zgjedhur diku a për t’i besuar dikujt një detyrë me përgjegjësi; kryes. rrethana që lehtësojnë a plotësojnë kërkesën për diçka. Kushti kryesor. Nuk i ka kushtet. I ka të gjitha kushtet.
I plotëson kushtet. I mungojnë kushtet e duhura.

5. Bast ndërmjet dy a më shumë vetave. E bënë me kusht. Vunë kusht.
U lidhën me kusht.

6. fet., vjet. Premtim që i jepej një hyjnie kundrejt një të mire që i kërkohej, kushtim. Bëri një kusht.
* Me çdo kusht me çdo mënyrë, pa tjetër, medoemos. Me kusht që… lidh. në qoftë se… po qe se…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here