Standard.al

Lajmi i rëndë që tronditi sportin! Humbi jetën në ringun e Shkodrës, zbulohet skandali me boksierin bullgar

0

Pak ditë më parë një lajm i rëndë tronditi sportin, ku një boksier bullgar ndërroi jetë në rign gjatë një ndeshje në Shkodër, pas një ataku kardiak.

Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar edhe skandali në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Boksieri bullgar i cili humbi jetën në Shkodër, nuk ishte Jezus Veliçkov, por Boris Stankov, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet me dokumenta të falsifikuara.

Nuk dihet ende arsyeja se përse stafi dhe trajneri bullgar e ka rrezikuar Boris Stankov të garojë me dokumenta false të një kushëriri të tij boksier profesionist. I pyetur nga mediat bullgare vetë Veliçkov, i cili u njoftua fillimisht se humbi jetën ka deklaruar: “Kishte që nga viti 2018 që mbante kartën time të identitetit, ai më thoshte se nuk ka problem pasi trajneri e dinte këtë gjë.”

Madje edhe nga vetë, 21 vjeçari Isus ka shkruar në rrjetin social “Facebook”. Në statusin e tij, Isus pohoi se është gjallë dhe se ishte kushëriri i tij, Boris ai që kishte humbur jetën. I çuditshme është fakti që të dy boksierët nuk kanë ndonjë ngjashmëri me njëri-tjetrin, përpos kësaj, për të marrë pjesë në një aktivitet të tillë të boksit profesionist, duhen tre dokumenta kryesore një licencë prej boksieri profesionist, duhet të ketë autorizim dhe duhet që të ketë lejen e federatës dhe kartelën mjekësore.

Boris Valichkov humbi vetëdijen gjatë ndeshjes me boksierin shqiptar, Ardit Murja, përpara se të vdiste brenda në ring.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.