Standard.al

Tselentis flet për paralajmërimet e Presidentit/ Ata që nxorën dokumentin e Metës, gabuan…

0

Sizmologu grek Akis Tselentis në intervistën për TCH foli edhe për paralajmërimet që i kishte transmetuar presidentit Ilir Meta më herët.

Në fakt dokumenti i presidentit Ilir Meta ishte sekret. Ishte kryeministria e drejtuar nga Edi Rama që e nxori dokumentin në mediat e tij, me qëllim që më pas të sulmohej presidenti për paralajmërime të kota.

‘Nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë këto gjera. Këto bëhen të ditura vetëm tek shërbimet shtetërore’, thotë Tselentis dhe të njëjtën gjë bëri edhe presidenti Meta duke njoftuar pikërisht instancat shtetërore, të cilat nuk morën asnjë masë.

Emri juaj u implikua edhe tek deklaratat e presidentit shqiptar para disa javësh…

Akis Tselentis-Dhe u përpoqa sepse pata frikë, u përpoqa atëherë t’i ndryshoj pak të thënat, pasi këto gjëra nuk thuhen, e dini shumë mirë që nuk thuhet në publik …. Vlerësimet për tërmetet që mund të ndodhin nuk bëhen publike sepse mund të shkaktosh panik dhe të shkaktosh një dem akoma më të madh.

Ju e keni përgënjeshtruar këtë gjë apo jo?

Akis Tselentis-Po, e përgënjeshtrova për arsye që kuptohen. Sepse nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë këto gjera. Këto bëhen të ditura vetëm tek shërbimet shtetërore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.