Misteri i udhëtimeve, Olta Gixhari e bën Spanjën si shtëpi të dytë…

0
207

Olta Gixhari festoi 33-vjetorin këtë verë më e lumtur se kurrë. Si rrallëherë, ajo zbuloi se është në një lidhje dhe partneri i saj e ka mbushur me surpriza në këtë ditë të veçantë. Ai i kishte mundësuar Oltës një hedhje me parashutë dhe videon nga ky moment, aktorja e postoi në “Instagram”. “Surpriza më e papritur, më e çmendur dhe që të lë pa frymë”, shkruante Olta në postimin që bëri, duke treguar kështu me fakte se sa shumë qejf po bënte për ditëlindje. Por duket se së fundi Olta po e shijon në maksimum lidhjen e saj të re.

Bie në sy fakti që ajo e ka kthyer Spanjën si “shtëpinë” e saj të dytë dhe arsyeja pse ajo udhëton kaq shpesh drejt këtij vendi, është se atje thuhet se jeton i dashuri i saj. Tri vite pas ndarjes nga ish-i, s’ka më dyshime se Olta Gixhari po shijon dashurinë e vërtetë. Edhe pse më parë ka qenë shumë e rezervuar për të folur për jetën private, duket se kjo histori i ka dhënë siguri Oltës, e cila si rrallëherë vendosi ta jepte vetë lajmin se tashmë është duke shijuar një histori të re. Ajo e zbuloi këtë për të gjithë se nuk është më beqare, ndërsa shfaqej në një video duke kërcyer me bikini.

Olta publikoi videon ku dukej shumë e lumtur, duke shijuar suprizën nga i dashuri misterioz. “E bërë nga dashuria ime”, ka shkruar Olta përmbi videon ku shihet në qiellin e shtatë, duke shijuar pushimet me njeriun e saj të zemrës. Direkt nisën aludimet se aktorja është në një histori të bukur, por marrëdhënien e saj ka vendosur ta mbajë larg mediave. Gjithsesi, lajmin Olta e konfirmoi vetë, ku zbuloi se momentalisht është duke përjetuar një histori dashurie dhe videoja ku shfaqej mjaft tërheqëse ishte xhiruar nga partneri i saj.

Kujtojmë që në një nga intervistat e fundit, Olta dha një deklaratë të pazakontë në lidhje me marrëdhëniet në çift dhe si i pëlqen ta shijojë lidhjen. “E urrej barazinë gjinore. Dua një burrë që të më bëjë të ndihem femër”, ishte deklarata e saj, ku fliste për ëndrrën që ka për njeriun që do të ndajë jetën.“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore. E urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam, por lekët burrit ia marrim. Lëre se çfarë themi ne, por çfarë ndodh përreth. E duan, por i pyesin për lekët te banka. Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm financiarisht, por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër. Sot janë ngatërruar këto gjëra, po ndërrohen pozicionet, s’po merret vesh kush është femër e kush është mashkull”, ka treguar Olta, duke u shprehur se ajo ka nevojë të ketë në krah një mashkull, që për shembull, ta shoqërojë kur del, ta ndiejë pranë vetes në çdo moment.

Po sa i përket aktrimit, ç’po ndodh me Oltën? Disa ditë më parë, ajo postoi një foto me aktorin e njohur turk të serialit “Kosem”, Caner Cindoruk. 38-vjeçari simpatik është i njohur në Shqipëri për rolin e Silahtar në serialin e famshëm. Olta thjesht përshëndeti ndjekësit me këtë foto, pa dhënë asnjë detaj nga takimi me Caner, madje pa treguar as nëse ajo ndodhej në Turqi apo diku tjetër.

Direkt pas postimit të fotos, mediat online nisën të supozonin se çfarë fshihej pas këtij afrimiteti me aktorin e famshëm. Me atë foto Gixhari i futi në dyshime se mbase shumë shpejt mund ta shihnim në një nga serialet e ardhshme turke, por që ende nuk kemi parë asgjë të konkretizuar.

Para pak kohësh, Olta vendosi t’i jepte një ndryshim tjetër jetës, duke i hyrë biznesit të pronave të patundshme. Ngacmimi i fundit artistik që Olta i bëri audiencës ishte ai i pozave topless në mes të dëborës në Dardhë. Qëndrimi i saj në Korçë ishte për provat e shfaqjes “Vetëvrasësi”. U fol se vitin e kaluar ajo do të ishte pjesë e kastit të filmit me metrazh të gjatë “Një jetë me ty”, me regji të Erion Kames, projekt që ajo e braktisi një ditë para xhirimeve. Edhe pse nuk u thanë arsyet e vërteta të largimit nga kasti i filmit, mësohet se Gixhari u sqarua duke thënë se “kishte ndërruar mendje”. Mesa duket, dashuria në distancë dhe biznesi janë dy angazhimet parësore të Oltës, derisa të marrë ofertën që e bind vërtet në teatër, kinema apo televizion.

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here