Ironi e fortë nga Manjani: Hajde mbaje propagandën tani! Duket si gallatë, por jo më çudi…

0
206

Ish Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar me një shenim në faqen e tij në facebook propagandën e pistë qeveritare që po zhvillohet pas termetit të frikshëm të një dite më parë.

“Ndërkohë në lajme na u shit një nder i madh. Kryeministri u kthye nga rruga. Ishte nisur për New York. Se për çfarë nuk e dimë, por u kthye.

Është ende e paqartë si u realizua kthimi. U kthye avioni në ajër apo u hodh me parashutë…”, shkruan Manjani.

Image

Ja postimi i tij i plotë:

Hajde mbaje propagandën tani!

“Dje kuptuam se kemi nevojë të rrimë me njëri-tjetrin”- propogandon Erion Veliaj.

Jo për besë, nuk kam nevojë hiç të rri me ty! Jam më i sigurtë, më i qetë e më i larë nëse nuk rri me ty!

Po dje, më saktë mbrëmë vonë selinë e qeverisë e vizitoi vetë Kryeministri. Kishte kohë pa hyrë brënda. Në mbledhjen e qeverisë jo e jo.

Po mbrëmë arriti të shohë në të njëtën kohë ministrat e kabinetit.

 

Ndërkohë në lajme na u shit një nder i madh. Kryeministri u kthye nga rruga. Ishte nisur për Neë York. Se për çfarë nuk e dimë, por u kthye.

Është ende e paqartë si u realizua kthimi. U kthye avioni në ajër apo u hodh me parashutë…

Pavarësisht, qeveria pati nderin të mblidhet nga vetë Kryeministri.
Sizmologu i rilindur do deklarojë sot se do binte një tërmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë…

Duket si gallatë, por jo më çudi.

Nuk mbahen jo!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here