Standard.al

Braimllari akuza qeverisë: Duhet gjendja e emergjencës, Rama me kllounat e tij të mos bëjnë show

0

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në facebook duke akzuar qevrinë se po bënë shoë mediatik me termetin e një dite më parë.

“Në vend të jenë në terren në shërbim të qytetarëve këto rrine të mbyllur nëpër godinat qeveritare dhe bëjnë show mediatik”, shkruan ai në postimin e tij

Ja shenimi i plotë:

Edi Rama me kllounat e tij në qeveri të mos bëjnë show me fatkqesinë e qytetarëve por të shpalli urgjentisht gjendjen e emergjencës në zonat e prekura nga termetet.

Edi Rama ka ndërtuar në vend një qeveri ëhatssapp dhe një qeveri propagante. “U informova nga grupet e ëhats app”: thotë Kryeministri. Kulmin e arrin Sandri, Ministri i Brendshem imagjinar, i cili thotë në mbledhje qeveri po me dridhet zeri nga termeti “Vaj me det çfarë qeverie”.

Në vend të jenë në terren në shërbim të qytetarëve këto rrine të mbyllur nëpër godinat qeveritare dhe bëjnë show mediatik.

Qytetarët presin sherbim, mbështetje kurse këtyre i’u dridhet zëri dhe bëjnë shoë në mbledhje qeverie.

Duhet urgjentisht të shpallet gjendja e emergjencës në zonat e prekura nga termetet.Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.