Standard.al

Atentat më armë zjarri/ Prisnim kryeministrin, kur në spital mbërriti i plagosur i forti i Niklës…

0

Një atentat më armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë, që përfundoi me vrasjen e një 50 vjeçareje, Shpresa Baka, ndërsa mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasit Mariglen Haka.

Ai ka mbërritur rreth orës 23:30 minuta me një makinën luksoze në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në spital ishte e pranishme edhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala, e cila po priste vizitën e kryeministrit për të lënduarit nga tërmeti, por ngjarja devijoi ndryshe.

“Ora 23:30 e së shtunës. Po prisja në derën e spitalit të Traumës ardhjen e kryeministrit per te vizituar të lënduarit nga tërmeti që goditi vendin. Papritmas në spital mbërrin një makinë luksoze. Me të ishte trasportuar një i plagosur. Mësova në pak minuta se ishte Mariglen Haka, i forti i Nikles. Një personazh problematik në botën e krimit për shkak të krimeve të rënda ku është përfshirë ndër vite. Djemtë që e shoqëronin ishin të irrituar. Bërtisnin, shanin, betoheshin për hakmarrje. Policia mezi po i mbante nën kontroll. Na informuan në këto momente se kryeministri e anuloi vizitën. Po prisja të mësoja diçka më shumë për atentatin ndaj Hakës në derën e shtëpisë se tij ne fshatin ZEZE, kur mbërriti e plagosur rëndë edhe halla e tij. Gruaja ndërroi jetë në pak minuta. Tmerr, nje grua e pafajshme vritet në atentat dhe pyetja është: sa do te vijojë e gjitha kjo? U largova nga Trauma duke u shkëmbyer me makinat e Forcave Speciale që morën në ruajtje Mareglen Haken. Ora shënonte 00.35 minuta!”– shprehet Lala.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.