Standard.al

Zbardhet sherri në urbanin e Tiranës së Re, i riu s’pret dot, thyen….

0

Zbardhet sherri që ka ndodhur gjatë natës në Urbanin e Tiranës së Re. Policia e Shtetit, njoton se bëhet fjalë për një të dënuar, i cili ndodhej në arrest shtëpie dhe ka thyer këtë urdhër. Pasi është grindur me familjen e tij, ai është zënë me shoferin e Urbanit të Tiranës së Re, sepse ky i fundit nuk ecte shpejt.

Njoftimi i plotë:

Tiranë, Thyen masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta, vihet në pranga nga Policia 23-vjeçari. Në pranga dhe një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi i mësipërm ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2. u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: F. Z., banues në Tiranë. Ky shtetas është person i shpallur në kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Përndjekje”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.