Vazhdon skandali me ujin/ Ne jemi gamile për Lali Erin…Çfarë fshihet pas kësaj???

0
200

Kjo ka qenë një nga verat më të vështira për banorët e Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj duket se nuk mund të rrijë dot as një sekondë pa mashtruar dhe gënjyer qytetarët që e votuan. Ndër vite jemi përballur me 2 fakte : – rritje të vazhdueshme të çmimit të ujit – premtime të parealizuara për furnizimit 24 orë me ujë.  Mediat duhet t’i kushtojnë më shumë hapësirë dhe vëmendje furnizimit të banorëve me ujë.

Qytetarët e Tiranës kanë 2 vjet që paguajnë ujin sikur të ishte parfum francez. A është kjo strategjia e administratës bashkiake për të dhënë ujësjellësin e Tiranës me konçesion tek klienti i radhës? Spitalet janë të mbushura plot si nga mungesa e higjenës ashtu edhe për ujin e ndotur në kohën e pakët kur çezma e sjell. Banorët e Tiranës sot rendin me fatura të rritura të tarifës së ujit të pijshëm nëpër duar, pavarësisht se këtë produkt jetësor nuk kanë.

Ne jemi gamile për Lali Erin… Gamilja ose deveja, jeton 2-3 javë pa ujë, njeriu 5-7 ditë. Edhe si po e zgjidh Veliaj kete?? Tirana vazhdon te jete pa uje…

PD akuzon për ujin: Nga Blloku te Myslym Shyri probleme me ujin e pijshëm

Ky fenomen ka edhe anët “pozitive”, ku po lulëzon biznesi i autobotëve private që shesin ujë. Për ta, sa më shumë të zgjasë aq më të mëdha janë fitimet, duke ia ditur për nder këtij kryetari bashkie, i cili në vitin 2019 krenohet se ka ndryshuar Tiranën, deri në atë pikë sa ta thajë për ujë.

Teksa Tirana vijon të vuajë prej muajsh tashmë mungesën e ujit të pijshëm, në rrjetet sociale qarkullojnë shumë meme, të cilat po shihen së fundmi si një formë e protestës qytetare.

Kryetari i Bashkisë thotë që unë kam bërë Tiranën, ndërkohë që vendi s’ka ujë. Veliaj ka rikthyer radhën e ujit. Kauza e 2019, është kemi apo nuk kemi ujë. E rriti çmimin e ujit, por tani s’kemi fare. Nuk e di ku e çon kryetari ujin. Uji është i papijshëm, por ne e paguajmë për të pijshëm. Tirana është kryeqyteti, por ka shumë probleme.

Nga Romina Vako

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here