Standard.al

Tërmeti i fuqishëm, policia në gadishmëri… Ja thirrja që u bëhet qytetarëve…

0

Menjëherë pas rënies së tërmetit, Sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë  në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative.

Policia e Shtetit ka kaluar  e gjitha në gatishmëri.

Me  urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit   e gjithë Policia Rrugore êshtë në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave  dhe Patrullat  e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar

Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë qytetarëve të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke ju garantuar se do jenë menjëherë pranë tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.