Standard.al

Tërmeti i fuqishëm/ Haradinaj i shqetësuar: Jemi me ju, mbështetje financiare dhe suport për Shqipërinë!

0

TIRANË– Kryeministri i Kosovës në ikje ka reaguar mjaft i shqetësuar pas tronditjes së madhe që përjetoi Shqipëria nga tërmeti i fortë.

Në një status në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se Kosova ofron mbështetje të plotë për shqiptarët.

Kreu i Kosovës shprehet se ka ofruar edhe ndihmë financiare për dëmtimet e shkaktuara në Shqipëri si pasojë e tërmeteve.

Kosova bashkëndjenë me ë gjithë qytetarët e saj dhe me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën dhe e pësuan nga tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin dhe një pjesë të Kosovës.
Menjëherë pas këtij lajmi, i kam shprehur shqetësimet dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Kam udhëzuar Gjenaralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj që të vënë kontakte me homologët e tyre, për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme. Në të njëjtën kohë, bazuar në kompetencat tona, Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet. Të gjithë të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë.RH,”– shkruan Haradinaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.