Tërmetet në vend, 44 persona të lënduar transportohen në Spitalin e Traumës

0
109

Pak orë pas tërmeteve një numër i konsiderueshëm i banorëve janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gazetarja e “Balkanweb”, Dorjana Bezat thekson se 44 persona kanë marrë dëmtime dhe si pasojë kanë kërkuar ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës.

Tërmetet kanë shkaktuar panik në qytetin e Durrësit, Tiranës, por edhe në qytetet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm dëme materiale. Qytetarët kanë zbaritur me shpejtësi në rrugë, ndërsa shprehen se lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here