Standard.al

Nard Ndoka flet për kryeministrin: I duket vetja më i fortë kur është nën avujt e alkoolit…

0

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka rrëfyer momente nga takimet qe ka pasur me Kryeministrin Rama.

Gjatë një  interviste në “Late Night Show” në RTV Ora, Noka deklaroi se ka disa kohë që nuk është takuar me të, por nuk janë armiq edhe pse janë kundërshtarë politike.

Madje, sipas tij, kryeministri e ka pijen e keqe, me te bërtitur dhe ulëritur.

Kastro Zizo: Je takuar me Ramën këto kohë?

Nard Ndoka: Ka pak që jo, kështu vetëm në distancë.

Kastro Zizo: Kur thua pak, e ke fjalën për 2-3 javë?

Nard Ndoka: Më tepër, me muaj.

Kastro Zizo: Nuk është ai miti i madh që qarkullon se sado që bëni gam gam në parlament, pastaj shkoni hani dhe pini në të njëjtin vend.

Nard Ndoka: Ne armiq nuk jemi se nuk kacafytemi. Ne jemi kundërshtarë politikë, ndajmë pikëpamje, ide te ndryshme në qeverisjen e vendit, por kjo me Ramën nuk ndodh. Nuk është se kam patur ndonjë klimë shumë shume shume miqësore me të.

Kastro Zizo: Po ndonjë gotë verë e ke pirë me Ramen?

Nard Ndoka: Normal se jam takuar disa herë. Nuk është se nuk e njoh.

Kastro Zizo: Kush ka pirë më shumë?

Nard Ndoka: Rama pin dhe e ka pijen e keqe.

Kastro Zizo: Si ca thua?

Nard Ndoka: E ka me të bërtitur, me të ulëritur. I duket vetja më i fortë kur është nën avujt e alkoolit.

Kastro Zizo: E ke vene re qe sikur i ngjan Erdoganit?

Nard Ndoka: I pelqen stili autoritar, ma shprehu kete, tregonte me shume emocion.

oranews

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.