Standard.al

‘Minatorë’ në shtëpinë e tyre: Duan të flenë po s’i lë kaska!

0

Të flesh me kaskë në kokë sepse të rrezikohet jeta në çdo moment. Ai është Dhimitrovi i cili ka plot 15 vite që jeton në një banesë e cila mund të shëmbet nga nga momenti në moment.

Dhimitrov dhe Djana Sulaj jetojnë në Fier, në zemër të qytetit por në fakt pamjet e banesës ku mbijetojnë me ankthin e vdekjes tregon një realitet tjetër në mes të qytetit.

Historia e tyre e pagjumësusë fillon në vitin 2004 kur një firmë ndërtimi me leje të rregullt nga bashkia filloj të ndërtonte pallatin  shumë pranë banesës së çiftit, që nuk ra dakord me kushtet për të lënë banesën dhe sot rreziku është më i madh.

Prej brezash në qytet, çifti Sulaj tregon se kërkon zgjidhje nga shteti t’i strehojë siç duhet. Ndërsa bashkia Fier e njeh problemin që nga 2004,  por personi në fjalë nuk ka pranuar kushtet për të rënë në kompromis për të lënë banesën ndaj çështja është mbyllur.

Mirëpo sot çifti Sulaj kërkon një zgjidhje nga shteti i drejtësisë, pasi jeta është në rrezik, banesa ku jetojnë është shkëputur nga themelet mbajtëse dhe sa vjen dhe humbet në thellësinë e tokës.

I ftuar në Fax News kryefamiljari Sulaj është shprehur se gjithçka që ata kërkojnë është të kenë një banesë me kushte normale, dhe të mos të detyrohen të flenë me kaskë në kokë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.