Standard.al

Luan Rama: “Kapriçoja e natyrës” rrezikon jetën e qytetarëve, qeveria e Shefit të Madh nuk jep informacion…

0

E ndërsa natyra me kapriçon e vet vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe pasurinë e tyre, qeveria e Shefit të Madh ende nuk është shfaqur, as sa për të na dhënë një informacion paraprak se cilat janë pasojat dhe se çfarë masash po merren!” kështu shkruan përmes një postimi në facebook nënkryetari i LSI-së përmes një postimi në facebook.

“Qeveria duhet të reagojë e të jetë pranë njerëzve, jo me mantenutat neverindjellëse siç bën rëndom, por me të gjitha institucionet e ti bëhet krah solidaritetit qytetar që aq natyrshëm u shfaq që në çastet e para të tërmetit!” vijon me tej Rama.

Statusi i plotë:

Tirana, Durrësi e rrethinat e tyre u lëkundën prej një tërmeti, që sipas sizmologëve, ishte në kufijtë e gjashtë ballëve sipas shkallës Rihter!

Panik e frikë ndër qytetarët, që menjëherë kanë braktisur shtëpitë dhe ende gjenden jashtë tyre, me shpresë se  lëkundja e frikshme nuk do të përsëritet më.

E ndërsa natyra me kapriçon e vet vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe pasurinë e tyre, qeveria e Shefit të Madh ende nuk është shfaqur, as sa për të na dhënë një informacion paraprak se cilat janë pasojat dhe se çfarë masash po merren!

Nuk është qeveria, nuk është as Shefi i Madh e nuk janë as ato, mantenutat e pushtetit, ato që mezi presin të shfaqen se cilat janë, siç u shfaqën pak kohë më parë, menjëherë pasi Presidenti i Republikës artikuloi shqetësimin e një tërmeti eventual dhe kur i kërkoi qeverisë masa gatishmërie për të qenë e gatshme që t’u gjendet pranë e në ndihmë qytetarëve!

Natyrisht, tërmeti as nuk mund të parashikohet dhe as mund të ndalohet.

Por, pas tërmetit mund të reagohet.

Dhe qeveria e ka për detyrë të reagojë.

Të reagojë menjëherë e me të gjitha kapacitetet për të evidentuar ç’ka ndodhur e për të marrë të gjitha masat në ndihmë të të dëmtuarve!

Qeveria duhet të reagojë e të jetë pranë njerëzve, jo me mantenutat neverindjellëse siç bën rëndom, por me të gjitha institucionet e ti bëhet krah solidaritetit qytetar që aq natyrshëm u shfaq që në çastet e para të tërmetit!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.