Herë kërcënues e herë shantazhues Tahiri “mesazhe” Veliajt dhe disa ministrave e deputetëve të PS-së…

0
86

Pasi sulmoi këdo në media, opozitë e madje edhe ambasadën amerikanë në Tiranë, Saimir Tahiri, nuk kurseu edhe disa ish kolegë të tij në parti dhe qeverisje, të cilët “heshtën”. Në ligjërimin e tij të sotëm me gazetarët, herë kërcënues e herë shantazhues, ish-ministri i Brendshëm dërgoi disa mesazhe edhe për “llojin” e vetë si Erion Velinë, deputetë të grupit parlamentarë të PS-së, ministra në qeveri dhe vetë Edi Ramën. Pavarësish se sa herë që pyetet për “kodifikimin” e artikulimit të tij publik ai e mohon këtë gjë, edhe sot ai bëri të njëjtën gjë.

Për Erion Velinë

Ka tjetër ekip me `like` dhe `share`POR mua nuk më interesojnë këto dhe dua  të kem përgjigje, vetëm për të drejtën time. Nuk dua të abuzoj, por e di shumë mirë kë kam rrotull.

Për grupin parlamentar të PS

Unë kam marrë mesazhe nga ish-kolegët (e PS). Komunikoj me disa, nuk komunikoj me disa të tjerë që nuk i njoh fare. I falenderoj të gjithë ata që më kanë shkruar dhe ende nuk kam pasur mundësi t`u përgjigjem.

Për Edi Ramën dhe PS

Nuk e di pse e kuptoni dhe rikthimin e shihni vetëm në qeveri, apo qeverisje. Nuk e kam menduar këtë çështje tani. Se çfarë do të bëjë me jetën dhe karrierën time, nuk e ka në dorë as partia dhe as kushdo individ brenda asaj partie.

Për ministrat

Më vlen më shumë drejtësia, se sa partia. Më keni trembur, sa herë më keni pyetur “a do bëhesh kurban dhe më keni fyer. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg, por të mos jesh i lirë. Në Parlament dhe politikë ka njerëz kurban, sepse kanë frikë të flasin. Ka kurban sa të duash sot, nga ata që qeverisin. Ata janë kurban, unë jo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here