Standard.al

Florian Marku i pathyeshëm, mposht Miroslav Serban

0

Florian Marku mbetet i pathyeshëm! Boksieri shqiptari mposhti me pikë rivalin e tij çek Miroslav Serban në një ndeshje të zhvilluar në Londër. Në turneun e zhvilluar në kryeqytetin anglez, arena ishte e mbushur me shqiptarë ku nuk mungonin plisat e flamujt kuqezi. Marku dominoi të 6 raundet e takimit edhe pse nuk arriti ta rrëzonte kundërshtarin. Në fund, ai triumfoi me pikë 65 me 55 kundër boksierit çek. Kjo ishte fitorja e katërt në po kaq ndeshje për Markun në boks, pas eksperiencës pa humbje edhe në kickbox.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.