Standard.al

Duka mesazh të fortë: Njeriu harron brishtësinë e tij përpara natyrës, të vlerësojmë gjërat që kemi!

0

Kryetari i PAA-së Agron Duka, përmes një postimi në rrjetet sociale, reagon lidhur me tërmetin e frikshëm që tronditi vendin rreth orës 16:00.

Sipas ish-deputetit të opozitës, “njeriu harron brishtësinë e tij përpara natyrës, dhe në momente të tilla kuptojmë që duhet vlerësojmë më shumë gjithë ato gjëra që na bashkojnë”.

“Të dashur bashkëqytetarë, uroj të jeni mirë dhe pasojat e tërmetit të kenë qenë sa më të vogla. Vetiu njeriu harron brishtësinë e tij përpara natyrës, dhe në momente të tilla kuptojmë që duhet vlerësojmë më shumë gjithë ato gjëra që na bashkojnë, në familjet tona dhe në shoqërinë tonë. Na priftë e mbara!”, shkruan Agron Duka në reagimin e tij.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.