Drejt falimentimit të ekonomisë/ E vetmja Ministre Financash në botë, që në dhunim të të gjitha ligjeve…

0
112

Nga Sali Berisha.

Shifrat zyrtare të ndrikull Inspektore Falimenti  – e vetmja Ministre Financash në botë, që në dhunim të të gjitha ligjeve merr përsipër të bëhet inspektore tatimore –  po çon drejt falimentimit financat e vendit!

Kështu, TVSH, kolona kryesore e të ardhurave dhe treguesi themelor i rritjes është në rënie të frikshme.
Të ardhurat nga TVSH, janar – gusht, janë 27 milionë euro apo 3% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2018, dëshmi kjo e rënies së ndjeshme të rritjes ekonomike dhe falsitetit të shifrave zyrtare të kësaj rritjeje.

Krahasuar me planin e këtij viti, të ardhurat nga TVSH janë 82 milionë euro apo 8,4 % më të ulëta se plani. Kurse po t’i referohemi TVSH së brendshme, kjo ulje arrin në 21,6% krahasuar me planin, por edhe 18% më e ulët se sa e vitit të kaluar.

Këto të dhëna tregojnë se po ecet drejt falimentimit të ekonomisë së narkoshtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here