Standard.al

Alarm ndërkombëtar, edhe Shqipëria: Mos e përdorni këtë pjatë porcelani të rrezikshme!

0

Pse Greqisë, edhe Inspektoriati Shqiptar i Mbikqyrjes së Tregut ka lëshuar një alarm për qytetarët shqiptarë. “Kujdes! Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt, nuk duhet ta përdorin, pasi është i rrezikshëm  dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.”

ISHMT e ka publikuar lajmin pasi për pjatën e porcelanit në fotografi, shitur për përdorim të përditshëm, është hedhur një alarm ndërkombëtar. Greqia e ka bllokuar produktin me origjinë nga Kina, që u shit nga një firmë e njohur veshjesh dhe lodrash për fëmijë.

“Njoftimi i kategorisë “Alert”ndërkombëtar  është publikuar në portalin RASFF (Rapid alert system for food and feed) me numër notifikimi 398975, për produktin “Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm”, i cili pas kontrollit  laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit , Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.

Përshkrimi i produktit:

Emri i produktit: Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm

Emri i produktit në etiketë: Plate for Daily use-Porcelain

Numri i artikullit: DFB-075

Numri i LOT:  16HKF7

Pamja e jashtme e produktit:       19 cm Ø

Kategoria e produktit:  Material në kontakt me ushqimin

Barkodi:    0470095000030

Kujdes!

Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm  dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.