Standard.al

Tentojnë hyjnë në stadium! Të gjithë pas hekurave, si arrestohen tifozët në Argjentinë

0

Policia në Lanus të Argjentinës ka arrestuar 86 tifozë-huliganë, shumica e të cilëve ishin të armatosur dhe protestonin pranë stadiumit të klubit rival. Ata kanë tentuar që të hyjnë brenda në stadium.

Forcat policore janë përpjekur që të shpërndajnë tifozët, duke hedhur në drejtim të tyre shkopa gome, ndërsa kanë përdorur edhe mjete të tjera, pasi tifozët “rebelë” ishin të pajisur me armë, shkruajnë mediat e huaja.

Pasi kanë parë pamjet filmike, policia është hedhur në aksion dhe ka vënë pas hekurave 86 tifozë-huliganë,  përfshirë 51 që janë anëtarë zyrtarë të klubit të tifozëve Budge. Të paktën 25 prej tyre janë të njohur për huliganizëm dhe për akte të tjera të dhunës.

Atyre iu janë konfiskuar armë zjarri, plumba, thika, si dhe shumë shishe me alkool, të ndaluara që të futen brenda stadiumit. Janë konfiskuar edhe dhjetë makina, që u përdorën për transportimin e tyre. Ky është ndër aksionet më të mëdha të kryera për shoqërimin e tifozëve huliganë argjentinas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.